Lajme

Një grua humbi jetën pasi hoqi dhëmbin në një klinikë private në Malishevë, arrestohen dy persona

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, për rastin e ku një grua ka humbur jetën pasi gjendja e saj ishte keqësuar pas heqjes së dhëmbit në një  ordinancë stomatologjike në Malishevë.

Rasti nga Policia është cilësuar  si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Gruaja që kishte hequr dhëmbin në këtë ordinancë e të cilës më pas i ishte keqësuar gjendja, në QKUK ishte dërguar pa shenja jete.