
Regjisori Steven Spielberg është kërcënuar me vrasje.
Regjisori i njohur, Steven Spielberg, është kërcënuar me vrasje nga një grua, shkruajnë mediat e huaja.
Ai madje ka marrë mbrojtje nga gjykata pas kërcënimeve të vazhdueshme me vrasje.

Steven më parë paraqiti dokumente ligjore duke kërkuar mbrojtje kundër një gruaje të quajtur Sarah Char.
73-vjeçari, theksoi se ishte informuar nga policia se Char ishte përpjekur të blinte një armë në mënyrë që ta vriste atë.
Steven deklaroi se ishte i frikësuar për sigurinë e tij dhe për anëtarët e familjes.
Duket se përveç producentit amerikan, të izoluar në shtëpi janë edhe anëtarët e tjerë të familjes për shkak të këtij rasti.
