Rozë

“Një dolli për ty, e mbajtëm fjalën vëlla” – Romeo ironizon me daljen e Gracianos

By GAZETA SCANNER 1

February 21, 2024

Graciano Tagani është njëri nga banorët që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 3.

Mes një nominimi të fortë, valltari shqiptar ka lënë garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

E njëri nga personazhet me të cilët pati debate të mëdha ishte Romeo Veshaj.

Ky i fundit ironizoi me daljen e Gracianos pasi në darkën e tyre pas spektaklit tha se po ngre një dolli për të. “Një dolli për Gracianon. E mbajtëm fjalën vëlla, nesër të vjen valixhja”, ka thënë ai.

Edhe në spektaklin e fundit pati një sërë ngjarjesh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

U hap edhe një ‘Kuti Pandore’, ku Sara Gjordeni çoi në nominim të gjithë djemtë e shtëpisë.