Rozë

“Një budalla nuk e kupton kush kërcen e kush jo”, Juliana Nura “akuza” për eliminimin nga “DWTS”

By GAZETA SCANNER 1

December 10, 2023

Juliana Nura këmbëngul se u eliminua në mënyrë të padrejtë nga gara e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Askush nuk e priste largimin tim, u shpreh Juliana, në një intervistë për “S’e Luan Topi”.

“Unë jam shumë e drejtpërdrejtë, jam e vërtetë dhe nuk shtirem. Njerëzit më duan për atë që jam. Kur mundohesh të bësh diçka tjetër, njerëzit e vënë re që që nuk je reale, prandaj nuk i duan njerëzit që shtiren. Njerëzit më vlerësojnë kështu si jam. Isha shumë e mllefosur të premten, sepse askush nuk e priste (eliminimin). Edhe Albi Nako tha kjo nuk mund të ndodhë, sepse Juliana ishte në tre vendet e para për tetë javë rresht. Kam një publik që më përkrah, videot e mia bëheshin gjithnjë virale.

Që kur filloi programi, e pashë që diçka ishte kurdisur. E ndjeva që nuk do të isha deri në fund. Kisha një parandjenjë që diçka nuk po shkonte atë të premte. U mërzita, sepse nuk ishte reale. Nuk më pëlqen kur ia bën me hile dikujt. Edhe po t’i ndodhte dikujt tjetër, po t’i ndodhte Fifit ose Enxhit, do të mërzitesha, sepse meritojnë të shkojnë në finale”– tha ajo.

Ish-konkurrentja tha se do të dijë arsyen përse juria e eliminoi, pasi “vetëm nëse je budalla, nuk e kupton kush di të kërcejë”.

“E meritojmë se shihet kush kërcen dhe kush nuk kërcen, vetëm po të jesh budalla. Unë mendoj që është padrejtësi. Kështu e vendosi juria dhe nuk e di pse. Dua të di pse. Në finale ishte e sigurt që do të shkoja, por për fitoren, nuk e di”– tha Juliana.

E pyetur nga moderatorja Erjona Rusi për raportin që ka pasur me balerin e saj, Dionin, Juliana pranoi se ka pasur keqkuptime.

“Në fillim kishim keqkuptime, por gjetëm më vonë mirëkuptimin. Më vjen keq që rumbën, tangon dhe sambën, që i lamë për në fund, nuk i bëmë dot. Na u prenë krahët dhe ikëm. Më mërziti shumë”.– tha ajo.