Lajme

Një armë zjarri pa leje dhe 78 fishekë sekuestrohen në Rahovec

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se pas intervistimit të një personi, lidhur me një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se kishte një armë zjarri automatike në posedim të paautorizuar (pa lejet përkatëse ligjore).

“Duke vepruar menjëherë mbi këtë informacion, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec. Kontrolli ka rezultuar me sekuestrimin e armës automatike ilegale dhe shtatëdhjetë e tetë (78) copë fishekë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa rasti mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt.