Lajme

Një 18-vjeçar gjendet i vdekur në Llukë të Deçanit

By GAZETA SCANNER 1

November 28, 2023

Në rrethana të paqarta ka ndërruar jetë një 18-vjeçar në oborrin e tij në fshatin Llukë të Deçanit.

Lajmin për mediet e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Nje person është gjetur i shtrirë në oborrin e tij në fshatin Llukë të Deçanit. Policia dhe ambulanca kanë dalë mënjëherë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima është rreth 18 vjeç, ende nuk dihet se a është vetvrasje“, ka thënë Gashi.