Lajme

Nitaj: Ata që se kuptojnë paralajmërimin e Macronit kanë telashe

By GAZETA SCANNER 1

September 01, 2023

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se paralajmërimet e presidentit francez Macron, janë serioze dhe si të tilla duhet të merren.

Nitaj ka thënë se ata që nuk e kuptojnë seriozitetin e këtyre paralajmërimeve, kanë probleme serioze me mendjen e tyre.

“Ata që nuk e kuptojnë sa serioz mund të jetë paralajmërimi i presidentit Macron për rrezikun e rishikimit të vizave, nëse tregohemi të papërgjegjshëm në zbarimin e obligimeve që kemi marrë, e kanë një problem serioz në mendjen e tyre! Kërcënimet nuk bëjnë punë, veç mund të kenë efekt të kundërt!”, ka thënë Nitaj.