Nga Nissan vjen konfirmimi zyrtar se prodhimi i modelit të tyre sportiv për tregun evropian, do të ndalet më 31 mars.
Gjenerata aktuale e modelit sportiv GT-R që u prezantua në vitin 2007, pas 13 viteve prodhim zyrtarisht po përshëndetet nga tregu evropian, transmeton Telegrafi.
Vendimi i Nissan për tërheqjen e Coupe, që më nuk mund të fsheh vitet vjen pas futjes në fuqi të normave të reja evropiane që ka të bëjë me zhurmën që e krijojnë motorët nëpër qytete.

E derisa në kompaninë japoneze akoma po mendojnë që Nissan Z i ri do të shitet si veturës elektrike në Evropë, GT-R (R35) do të mbahet në mend si një prej veturave më të mira sportive të të gjitha kohërave.

Në 13 vitet e fundit, GT-R është ofruar në disa versioni, e potenciali i motorit 3,8 litërsh biturbo V6 bën që të prodhoj 608 kuaj-fuqi.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2,5 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 330 kilometra në orë. /Telegrafi/

