Lajme

Nisja e vitit të ri shkollor, luginasit nesër s’e dëgjojnë himnin serb (Video)

By GAZETA SCANNER 1

August 31, 2023

Të entjen ishte hera e parë që kabineti i kimisë në shkollën fillore në Bujanoc ishte plot me libra në ditën e fundit të gushtit.

Njësoj ishte në krejt institucionet e arsimit fillor në Luginë të Preshëvës, 24 orë pa nis viti i ri shkollor, njofton Klan Kosova.

Në mesin e atyre që tekstet do i marrin falas nga Qeveria e Kosovës, janë edhe 423 nxënësit që të premtën e 1 shtatorit do t’i gjejnë ato mbi bankat e tyre.

Kjo po mirëpritet fort nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, që bëri kërkesën. Mirënjohës për donacionin 250 mijë eurosh janë edhe luginasit. Këtë nder Kosovës nuk do ia harrojnë as ata që dikur mundoheshin për shkronjat shqipe.

Por luginasit i shqetëson intonimi i himnit serb në ditën e parë të shkollës, të cilin në dy vitet e fundit Serbia e bëri obligativ.

Komuna e Bujanocit, ka një apel si shenjë proteste për këtë.

Librat për nxënësit luginas janë të gjitha nga Shtëpia Botuese ‘Albas’ në Preshevë.