Lajme

Nisin homazhet për Ismail Kadarenë

By GAZETA SCANNER 1

July 03, 2024

Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jetë në moshën 88-vjeçare.

Në homazhe marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, politikës e personalitete të artit.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit ka mbërritur edhe arkivoli i Kadaresë, ndërsa vajza e tij Besjana Kadara dallohet në lot.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Nga Kosova për homazhe kanë udhëtuar presidentja Osmani, kryeministri Kurti e kryeparlamentari Konjufca.