Lajme

Nis takimi i Osmanit me përfasqësuesit e partive politike, mungon VV-ja

By GAZETA SCANNER

July 31, 2024

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta në Kosovë.

Në takim po marrin pjesë, kryetarët e partive të opozitare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Ndërsa, takimin e ftuar nga shefja e shteti e ka bojkotuar, Lëvizja Vetëvendosje.

Në takim nuk shihet asnjë përfaqësues nga VV-ja.

Po ashtu, ftesës së Osmanit i janë përgjigjur edhe përfaqësuesit e partive parlamentare të minoriteteve.