Lajme

Nis takimi i Escobarit dhe Hovenierit me liderët opozitarë

By GAZETA SCANNER 1

March 13, 2024

Në ora 19:00 ka nisur takimi në mes emisarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier me liderët e partive opozitare në vend.

Takimi po mbahet në rezidencën e Hovenierit në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, shkruan EkonomiaOnline.

Gjatë ditës, Escobar është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, ndërsa nesër do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Escobarit në Kosovë vjen pas vendimit të fundit të Bankës Qendrore për dinarin serb.