Lajme

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit pa pozitën

By GAZETA SCANNER 1

October 11, 2024

Kuvendi i Kosovës sot po mbanë seancë të jashtëzakonshme pasi ditë më parë u publikuan audio-incizime të komunikimit të kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Kjo seancë nisi pa pjesëmarrjen e pozitës, ku as kryekuvendari Glauk Konjufca nuk po merr pjesë dhe po udhëhiqet nga Enver Hoxhaj.

Kërkesën për debat e ka bërë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiti, ndërkaq me mbështetjen e 42 deputetëve ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.