Lajme

Nis protesta e Rithemelimit, militantët hedhin molotov dhe vezë para Bashkisë së Tiranës (VIDEO)

By GAZETA SCANNER 1

May 14, 2024

Anëtarë të Rithemelimit, Partisë së Lirisë dhe Aleancës për Teatrin janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës, në një protestë ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta nisi menjëherë me tensione dhe motov drejt Bashkisë.

Skenari është i ngjashëm me atë që është parë edhe në protestat e kaluara, fjalime të opozitarëve, tentative për të hyrë në godinë, heqja e gardhit të çeliktë që ka rrethuar godinën e në fund do të largohen për të njoftuar protestën e radhës.

Të shumtë janë protestuesit që kanë veshur bluzën “Lironi liderin e opozitës”, referuar Sali Berishës.

Kjo nuk është hera e parë që një pjesë e opozitës po proteston kundër Veliajt. Ata janë mbledhur edhe më herët para bashkisë së Tiranës, ku nuk kanë munguar vezët e hedhura si edhe molotovi në drejtim të godinës.

https://www.facebook.com/100066675273385/posts/785498577015978/