Sport

Nis ndeshja Kosova – Qipro

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2024

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Nations League.

Kosova synon një fitore tjetër kundër Qipros, pasi në ndeshjen e parë në tokën qipriote, djelmoshat e Kosovës kanë triumfuar me rezultat bindës 0-4.

Kjo përballje është vendimtare për renditjen në grup, ndërkohë që sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër e grupit, ku përballen Lituania dhe Rumania.