Sport

Nis gala mbrëmja e laureatëve më të mirë nga FFK-ja, Muriqi apo Rashica “mbret” i futbollit

Ka nisur ceremonia e shpalljes së më të mirëve për vitin 2020 nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

FFK do t’i shpërblejë me çmime futbollistin më të mirë të vitit 2019 dhe disa njerëz të tjerë të përfshirë në këtë sport, sot, në orën 17:00.

Edhe sivjet në këtë gala mbrëmje po marrin pjesë mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht do të përmblidhen të arriturat e vitit si dhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve. Komisioni i caktuar nga KE i FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim.

Kujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit. Këtë vit favoritë janë Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, të cilët jo vetëm që kanë shkëlqyer për ekipet e tyre, Werder Bremenin dhe Fenerbahcen, por edhe me ekipin kombëtar të Kosovës.