Trajneri Mauricio Pochettino me marrjen e drejtimit të skuadrës duket se po përgatit një revolucion të vërtet. Sipas “Daily Mail”, me ardhjen e strategut argjentinas, 15 futbollistë do të largohen gjatë kësaj vere, pasi nuk janë në planet e tij.
Vitin e kaluar Blutë e Londrës investuar 600 milionë euro, por sërish mbeten jashtë zonës së kompeticioneve evropiane. Joao Felix pritet të jetë largimi i parë nga Chelsea. “Daily Mail” shton se Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisiq, Edouard Mendy dhe Callum Hudson-Odoi me siguri do të largohen nga “Stamford Bridge”.
Ndoshta edhe Cesar Azpilicueta, Marko Kovaqiq, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Loftus-Cheek dhe N’Golo Kante . Mund të largohet edhe ish-lojtari i Napolit, Kalidou Koulibaly, ndërsa Denis Zakaria me siguri që do të rikthehet te Juventusi, pasi u morë në formë huazimi.