Lajme

Nis “Defender Europe 21” në Shqipëri, Rama: Stërvitje unikale, besnikërisht pranë NATO-s

Shqipëria nisi këtë të martë stërvitjen më të madhe ushtarake, e cila synon përgatitjen e forcave tona ushtarake për pozicione mbrojtjeje.

Defender Europe 21, që si bazë kryesore ka portin e Durrësit, do të përfshijë stërvitjen e mbi 28 mijë trupave ushtarake, duke nisur që nga deti Baltik e deri në Ballkanin Perëndimor. Vendi ynë do të përfaqësohet nga 1000 trupa ushtarak.

Gjenerali i përgjithshëm i forcave të armatosura, të vendit tonë, Bajram Begaj u shpreh: “I uroj mirëseardhjen gjithë personelit amerikan këtu dhe i siguroj që mikpritja shqiptare nuk do t’i zhgënjejë. Shtëpia e shqiptarëve është e Zotit dhe e mikut. Së bashku jemi të gatshëm të përballemi me çdo vështirësi”.

Krahas presidentit të Republikës dhe Kryeministrit, e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, si përfaqësuese e vendit që do të drejtojë këtë stërvitje shumëkombëshe.

“Dua t’i uroj mirëseardhjen gjeneralëve, 3 gjeneralë amerikanë 4 yje mblidhen në të njëjtën kohë në të njëjtin vend. Prania juaj konfirmon që roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend tjetër në rajon. Kjo nuk është rasteve. Shqiptarët kanë luftuar përkrah nesh krah për krah. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju kemi në aleancë. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Ju kurrë nuk keni hezituar për të ndihmuar. Na keni përsëritur gjithmonë dhe na keni treguar potencialin taktik dhe strategjik në Shqipëri. Kjo stërvitje është historike. Jemi gjithmonë krah për krah jush, tani, nesër e përgjithmonë”, tha Kim.

Lidhur me stërvitjen më të madhe që pas Luftës së dytë Botërore, reagoi nga Tirana edhe kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha.

Defender 21, me prezencë të trupave amerikane dhe NATO-s, do të vazhdojë stërvitjen deri në qershor, ku 1 mijë trupat e forcave të armatosura shqiptare do të kenë mundësinë të trajnohen me metodat më të fundit të mbrojtjes./Tch