Lajme

Nis asfaltimi i rrugës Runik- Syriganë të Skenderajt

Lajm i mirë për banorët e Bashkësisë Lokale të Runikut, pasi të mërkurën ka filluar asfaltimi i rrugës Runik-Syriganë dhe segmenteve tjera të rrugëve në këtë pjesë

Punimet nga afër i ka parë nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe bashkëpunëtorë.

Poashtu edhe në lagjën 6 në qytet ka filluar asfaltimi i rrugës në këtë pjesë të qytetit.