Rozë

Ninja shërohet nga kanceri i lëkurës

By GAZETA SCANNER 1

April 05, 2024

YouTuber-i Ninja, i njohur si Tyler Blevins, ka dhënë një lajm të mrekullueshëm.

Lojtari 32-vjeçar hyri në rrjete sociale për të zbuluar se është shëruar nga kanceri i lëkurës.

“Sapo mori lajmin nga dermatologu im. Lajm i shkëlqyer. Që tani, unë jam zyrtarisht pa kancer. Faleminderit të gjithëve për lutjet dhe fjalët e mira këtë javë të fundit. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ai në “X”.