Lajme

Nimani: Qeveria Kurti do të pësojë humbje masive

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2024

Artan Nimani nga Forumi Intelektual E30 ka kritikuar Qeverinë Kurti për keqmenaxhim dhe se nuk ka bërë ndonjë punë të vyer për qytetarët gjatë mandatit.

Ai në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova u shpreh se partia në pushtet është duke pësuar humbje drastike në elektoratin e vetë.

“Kjo qeveri më 9 shkurt do të pësojë pasi të sheh se cili do të jetë rezultati i këtyre zgjedhjeve. Qeveria Kurti do të pësojë humbje masive të votave dhe do të kthehet në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2019”, tha Nimani.