Ballina

Nikaj tregon pse PDK-ja s’e implementoi Asociacionin

By GAZETA SCANNER 1

July 21, 2023

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se prejse Isa Mustafa e mori pushtetin asnjëherë PDK-ja nuk ka pasur kompetencë që ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai në Pressing të T7, ka thënë se pos kësaj gjatë viteve 2016-2020 askush nuk e ka përmendur Asociacionin.

“PDK-ja që nga koha kur pushtetin e ka marrë Isa Mustafa nuk ka pasur asnjë pozitë që ka pasur përgjegjësi të implementimit të Asociacionit. Ka ekzistuar një periudhë kohore ku Anotacioni nuk ka qenë temë. 2016-2020 askush nuk ka folur për Asociacion, as Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Asociacioni ishte nënshkruar në marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, poqë nuk është implementuar pasi disa prej pikave ranë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës