Lajme

Nikaj: Pse një pushtet i tërë është në zor ta ruajë një ambasador të përfshirë në skandale rajonale

By GAZETA SCANNER 1

January 11, 2023

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj thotë se partia e tij që nga fillimi ka kërkuar që Martin Berishaj të shkarkohet nga pozita e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Nikaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ky është një skandal rajonal.

“Kemi të bëjmë me një skandal rajonal, për muaj të tërë mediat e gjithë Ballkanit perëndimor kanë shkruar për këtë.

Faktet ishin të tilla që treguan nga fillmi që këtu nuk bëhet fjalë për një skandal dosido, por për një skandal që i ka këto përmasa që ne po i shohim në vazhdimësi. PDK që nga atëherë e deri më sot ka kërkuar që Martin Berishaj të shkarkohet nga posti i ambasadorit. Nuk munesh ti si shtet me pasë në pozitë të ambasadorit një person për të cilin shkruajnë gazetat e regjionit që është përfshirë në skandalet e shpëlarjes, bartjes, transfereve, që kanë ndërlidhje disa shtete”.

Nikaj shtroi pytjen se pse një pushtet i tërë po e ruan një ambasador të përfshirë në skandale rajonale.

“Strumbullari i këtij skandali është ambasadori i Kosovës në Kroaci. Prandaj, pas gjithë këtyre muajve është për t’u habitur që ne ende i referohemi si ambasadori Berishaj, e jo si i pandehuri Berishaj.

Shtrohet pyetja qartë e cila nuk po merr asnjë përgjigje nga ky pushtet që po refuzon të japë përgjigje, se cfarë dinë ose pse është një pushtet i tërë në zor që ta ruaj një ambasador të përfshirë në skandale rajonale”.