Rozë

Nicole Kidman dhe Naomi Watts e mbështesin miken e tyre Sarah Snook në skenën e teatrit në Londër

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

Nicole Kidman dhe Naomi Watts patën një mbrëmje të paharrueshme duke parë Sarah Snook në skenë.

Të martën, Kidman, ndau një fotografi të sajën dhe mikes së vjetër, Watts, duke pozuar me Snook pasi ndoqën shfaqjen e saj “The Picture of Dorian Grey” në Londër.

“Performancë e mahnitshme dhe natë në teatër,” shkroi Kidman me postimin, i cili tregonte një poster për shfaqjen e Snook dhe një foto në prapaskenë të grupit.

Snook do të luajë në këtë shfaqje deri më 11 maj në Theatre Royal Haymarket.