Rozë

Nicole Kidman dhe Keith Urban planifikojnë të largohen nga ShBA: Arsyet pas vendimit

By GAZETA SCANNER 1

November 26, 2024

Pas një viti të mbushur me sfida emocionale dhe humbjen e nënës së saj, Janelle, Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj, Keith Urban, po planifikojnë të zhvendosen përfundimisht në Australi. Humbja e nënës në shtator bëri që aktorja të përjetonte një periudhë mjaft të vështirë emocionale.

Ajo bashkë me familjen e saj po kalojnë një periudhë reflektimi dhe përballjeje me dhimbjen.

Burime pranë çiftit janë shprehur se Nicole po përballet me një periudhë të mundimshme emocionale dhe fizike për shkak të angazhimeve të saj profesionale. Keith, nga ana tjetër, dëshiron të reduktojë turin muzikor për të qëndruar pranë saj dhe për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Një vit plot sfida për Nicole Kidman

Në një intervistë të mëparshme, Kidman ka përshkruar përjetimet e saj emocionale si të vështira dhe të papritura. Ajo rrëfeu se shpesh zgjohej natën dhe qante. Në prag të marrjes së çmimit për Aktoren më të Mirë për filmin “Babygirl” në Festivalin e Filmit në Venecia, ajo foli lidhur me nënën e saj të ndjerë dhe periudhën që po kalonte.

“Mortalitieti, lidhjet, jeta – gjithçka të përplas papritur. Humbja e prindërve, rritja e fëmijëve, martesa – të gjitha këto të formësojnë si një qenie të ndjeshme.”

Planet për rikthim në Australi

Nicole dhe Keith kanë kaluar shumicën e kohës së tyre në Nashville, SHBA, ku zotërojnë një rezidencë luksoze me 20 dhoma. Megjithatë, rikthimi në vendlindjen e tyre po shihet si një mundësi për t’u shkëputur nga anagzhimet e shumta dhe për të rifituar balancën mes punës dhe jetës.

Familja Kidman ka një shtëpi dhe fermë në Australi, si dhe dy apartamente luksoze në Sidnei, të cilat mund të bëhen destinacioni i tyre i ri i përhershëm. Ndërkohë, Keith ka deklaruar më parë se është i hapur për ndryshime, duke vënë përparësi mirëqenien e familjes.

Nëse vendimi për të rikthyer jetën në Australi do të realizohet, ai mund të shënojë një kapitull të ri për çiftin e njohur, duke i dhënë përparësi familjes dhe shëndetit emocional mbi angazhimet profesionale.