8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Nicola Peltz ‘thumbon’ vjehrrën?

- Advertisement -

Nicola Peltz ka falënderuar babanë e saj që e ka gjithmonë në krah pas thashethemeve për një luftë të ftohtë me vjehrrën Victoria Beckham. Aktorja 27-vjeçare ndau një foto të saj dhe të babait miliarder duke u përqafuar ndërsa fotot i shoqëroi me një mbishkrim paksa thumbues.

“Faleminderit që më ke mbështetur gjithmonë, të dua shumë babi”, ka shkruar ajo.

Përveç kësaj ajo ka postuar edhe një foto në shtrat ku shihet e përlotur.

“Rritja me shtatë vëllezër e motra dhe dy prindër shumë të fortë më ka bërë  shumë të fortë, ata më kanë mësuar që të mos lejoj që njerëzit të më ulin poshtë ose të më lëndojnë. Më kanë mësuar të vendos një mburojë të tillë për të mbrojtur veten, veçanërisht në këtë industri. Të gjithë kemi ditë ku njerëzit të bëjnë të ndihesh keq dhe është në rregull të lëndohesh nga kjo”, ka shkruar ajo.

Këto postime vijnë pas thashethemeve që vazhdojnë të qarkullojnë se Peltz dhe Victoria Beckham, vjehrra e saj janë në një konflikt. Mediat e huaja raportojnë se dyshja nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe komunikimi mes tyre ka qenë thuajse inekzistent.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit