Rozë

Nick Jonas bën dedikimin prekës për dy vjetorin e martesës

Një ditë më parë, Nick Jonas dhe Priyanka Chopra festuan dy vjetorin e martesës së tyre. Në këtë ditë të shënuar, nuk kishte si të mos mungonte dhe një dedikim nga ana e këngëtarit.

Teksa ka publikuar disa fotografi nga ceremonia martesore, këngëtari ka shkruar: ” Dy vite i martuar me gruan më të mrekullueshme, frymëzuese dhe të bukur. Gëzuar përvjetorin. Të dua”, shkruan këngëtari.

Ndërsa aktorja indiane shkroi: “Gëzuar 2 vjetorin dashurisë së jetës sime. Gjithmonë pranë meje. Forca ime. Dobësia ime Gjithçka e imja. Të dua @nickjonas”.