Një status i Dejona Mihalit të VV-së dje ka ngjallur reagime të mëdha në opinion.
Ajo i bëri thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi, që ta telefonojnë shefin e Rtv Dukagjini, Ekrem Llukën, e t’i thonë “se janë pas tij” siç pretendon ajo, ashti siç e kanë telefonuar Shkelqim Devollin për t’ua thënë këtë, shkruan lajmi.net.
Kjo frazë e Mihalit, ka nxitur dyshime të forta se ajo po përdor institucionet e shtetit për të përgjuar njerëz.
Këtë po e thotë edhe analisti Vehbi Kajtazi. Në një postim të tij, ai thotë se ajo po e keqpërdor AKI-në.
Postimi i plotë:
Statusi i djeshem i Dejona Mihalit, tregon se pushteti po e keqperdor AKI-ne. Me apo pa qellim, Mihali, e cila udheheq shtetin paralel brenda shtetit, ka treguar se po pergjohen lideret e opozites. Opozita duhet te nis nje hetim parlamentar dhe te beje kallzim penal ne Prokurorine Speciale per kete informate qe ka dhene ajo. Ja cfare thote ajo:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=234203869604934&id=100090459666297&mibextid=Nif5oz