Ballina

Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut

By GAZETA SCANNER 1

August 19, 2024

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Krasniqi dyshohet për kryerjen e veprës penale që përfshin keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë periudhës nga 15 tetor 2021 deri më 19 prill 2023.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K. Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në  cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Krasniqi u lirua nga posti i shefit të KEK-ut më 24 prill të këtij viti, teksa ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar, ndërsa në shtator ishte liruar nga paraburgimi, por atij i ishte ndaluar që të afrohej në objektin e KEK-ut në 50 metra.