Pavarësisht se e nisi sezonin në mënyrën më katastrofike të mundshme të mundshme, tekniku argjentinas, Maurizio Pochettino arriti të shpëtojë gjithçka duke kualifikuar skuadrën në kupat e Evropës, më saktë në Conference League javën e fundit të Premier League.
Megjithatë, duke se kjo arritje nuk mjaftoi për “Blutë e Londrës”, të cilët vendosën të mbyllnin gjithçka me argjentinasin dhe tashmë drejtuesit po studiojnë emra të ndryshëm për pankinën, ndërkohë që tifozët e kanë një preferencë.
Ata kanë vërshuar në rrjetet sociale, aty ku kërkojnë që të përzgjidhet Cesc Fabregas si pasuesi i argjentinasit, me ish-mesfushorin spanjoll ishte arkitekti i mrekullisë Como, duke udhëhequr skuadrën italiane drejt rikthimit në Serie A pas plot 21 vitesh.
Fabregas luajti me Chelsean nga vera e vitit 2014 deri në janarin e vitit 2019. Duke lënë respekt dhe kujtime të bukura midis tifozëve londinezë dhe këta të fundit e duan sërish 37-vjeçarin në “Stamford Bridge”, por tashmë si trajnerin e skuadrës së tyre të zemrës.