Lajme

Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Burri e vr*t me th*kë të dashurin 23-vjeçar të ish-gruas së tij

By GAZETA SCANNER 1

July 06, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Fier të Shqipërisë. Siç raporton gazeta Tema, Xhimi Bakaj, një 23-vjeçar nga Fieri, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme.

Ai është goditur me thikë nga ish-bashkëshorti i gruas me të cilën 23-vjeçari kishte filluar të bashkëjetonte.

23-vjeçari ishte qëlluar nga një 39-vjeçar, i cili ishte ish-burri i gruas me të cilën Bakaj kishte filluar të bashkëjetonte prej dy muajsh.

Bakaj është qëlluar tre herë me thikë nga Xhuliano Miho, pas një konflikti verbal që u shndërrua në konflikt fizik.