Lajme

Ngjarja tragjike te Liqeni i Badovcit ku humbën jetën tre të rinj, Rama shpreh ngushëllime për familjet

By GAZETA SCANNER 1

October 06, 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur lajm të pikëllueshëm ngarjen tragjike ku tre të rinj humbën jetën në një aksident me fatalitet në Liqenin e Badovcit.

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit. Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, shkruar Rama.