Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshimtë në Mitrovicë.
Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin se rreth pesë muaj më parë e kishte ngacmuar seksualisht një femër.
“Në lidhje me rastin pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare.”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.