Lajme

Nga VV-ja u tha se i kanë siguruar votat për Kodin Civil, reagon Eman Rrahmani

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2023

Deputeti i Vetënedosjes, Eman Rrahmani ka reaguar pasi ka lënë të nëkuptohet se qëndrimi i tij rreth Kodit Civil nuk ka ndryshuar.

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, të mërkurën tha në T7 se sonte se Kodi Civil do të kalojë herën tjetër kur futet në votim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, disa prej deputetëve që nuk e kishin votuar Kodin Civil, tash e kanë ndërruar mendjen dhe siç tha ajo, të njëjtit do të votojnë pro.

Por që ndaj kësaj deklarate ka reaguar, Eman Rrahmani njëri nga deputetët e VV-së, që nuk e ka votuar Projekt-Kodin Civil, kur u hodh në votim në Kuvend.

“….sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe”, ishte reagimi në Facebook i deputetit të VV-ës, Eman Rrahmani, duke e cituar Ukshin Hotin.