7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Nga njohja te spekulimet për një shtatzëni, Kledi zbulon sekretet e Fifit dhe Adis Patushit

- Advertisement -

Kledi Hysa ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka zbuluar detaje dhe për lidhjen e kushëririt të tij, Adis Patushi me Fifin.

Këngëtarja dhe Adisi janë njohur menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe nisën shumë shpejt një lidhje.

“Është diçka shumë e bukur kur bën “shkuesi” në një lidhje të atillë ku të gjithë flasin për Adisin dhe Fifin. Unë ata thjesht i kam prezantuar me njëri-tjetrin, pastaj çdo gjë tjetër ndodhi vetë, nuk kam pasur unë ndikim tek marrëdhënia e tyre.

Ato ndihem shumë mirë, ata shkojnë shumë mirë. E shikoj që Adisi është shumë i lumtur dhe kur ai ndihet mirë unë e shikoj që me të vërtetë që është diçka e bukur. Nuk është ‘fake’ ajo që tregohet nëpër rrjete sociale.”, ka rrëfyer ai.

Ndërkohë, ai u pyet dhe për aludimet që qarkullojnë në rrjet për një shtatzëni të mundshme të Fifit. “Atë nuk e di, seriozisht. Unë dhe lidhjen e tyre e kam parë nëpër portale, nuk e dija. Ma kishin mbajtur sekret ata të dy. Kur u përqafuan e vura re që ishte përqafim pak interesant.” 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit