Lajme

Nga e marta temperatura më të ulëta, reshje shiu e shkarkime rrufesh

By GAZETA SCANNER 1

August 28, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e hënë) do të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 31-35 gradë.

Sipas IHMK-së, gjatë së martës do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Ato gjatë ditës pritet të shkaktojnë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Mot i freskët dhe me riga shiu do të jetë edhe në ditët e tjera të javës.