Manchester United ka shënuar fitore spektakolare në ndeshjen kundër Aston Villës, e vlefshme për xhiron e 19-të në kampionatin elitar të futbollit anglez.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 3:2 me përmbysje në rezultat kundër Aston Villas, në stadiumin “Old Trafford”.
Vendasit u gjendën në disavantazh në pjesën e parë pas dy golave nga McGinn në minutën e 21-të dhe Dendoncker në minutën e 26-të.
Rikthimi i madh në rezultat për Man United nisi në pjesën e dytë, saktësisht në minutat 59 dhe 71, kur Garnacho me dy gola barazoi shifrat.
Tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, në skenë doli ai që më pak pritej, Hojlund, duke shënuar golin e tretë dhe të fitores për Manchester United.
Të besuarit e trajnerit Erik ten Hag kanë 31 pikë në pozitën e gjashtë, ndërkohë Aston Villa është në kuotën e 39 pikëve në pozitën e tretë