Sport

Neymar informon bashkëlojtarët për planin e transferimit te skuadra e re

By GAZETA SCANNER

December 18, 2024

Ylli brazilian, Neymar Junior thuhet se ka njoftuar bashkëlojtarët e tij te Al Hilal për skuadrën e tij të re nga vera e vitit 2025.

Largimi i 32-vjeçari nga Arabia Saudite duket i pashmangshëm dhe tashmë po flitet edhe destinacioni i tij i ri.

Sipas mediumit Sky Sports Switzerland, Neymar ka informuar bashkëlojtarët e tij në Al Hilal se planifikon t’i bashkohet Inter Miamit verën e ardhshme.

Sulmuesi brazilian iu bashkua Al Hilalit nga PSG në vitin 2023, por që atëherë ka luajtur vetëm disa ndeshje për shkak të lëndimit të rëndë.

Sipas raportimeve, Neymar planifikon të ribashkohet me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Më parë u raportua gjithashtu se zgjatja e kontratës së Neymar me Al Hilal nuk ka gjasa, kështu që largimi duket i pashmangshëm.