Sport

Neymar i kënaqur që Depay ka zgjedhur futbollin brazilian

By GAZETA SCANNER 1

September 13, 2024

Neymar Junior është shprehur i lumtur që Memphis Depay ka nënshkruar me klubin brazilian Corinthians, pas largimit nga Atletico Madrid si lojtar i lirë në korrik.

“Mirë se erdhe në Brazil, vëlla. Shijoje vendin tim. Është shumë bukur që ky djalë luan në Brazil… Që gjithnjë e më shumë yje të këtij niveli vijnë në futbollin brazilian”, ka shkruar Neymar në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e ardhjes së lojtarëve të mëdhenj në kampionatin brazilian.

Depay e ka filluar karrierën e tij te PSV Eindhoven, duke vazhduar më pas te Olympique Lyon, Barcelona dhe Manchester United. Sezonin e kaluar, ai kishte tridhjetë e një paraqitje për Atletico Madrid në të gjitha kompeticionet, duke shënuar nëntë gola.