Sport

Newcastle synon të ‘blindojë’ yllin e skuadrës

By GAZETA SCANNER

September 22, 2024

Klubi anglez, Newcastle United raportohet se është i prirur që të nis negociatat për kontratë të re me Anthony Gordon.

Sipas ‘Daily Mail’ drejtuesit e Newcastle janë gati t’i ofrojë Gordonit një marrëveshje të re në vlerë 9 milionë funte në vit.

Megjithatë, thuhet se ende nuk është e qartë vendimi i 23-vjeçarit për të ardhmen.

Gordon gjatë verës që lamë pas ishte i lidhur me transferimin tek Liverpoolit, madje, siç raportohet lojtari pëlqente kalimin në ‘Anfield’.

Kontrata aktuale e anësorit me Newcastle është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.