FOTO: Getty Images

Lajme

Newcastle po shqyrton nënshkrimin e De Geas, pas lëndimit të Pope

By GAZETA SCANNER 1

December 05, 2023

Newcastle po shqyrton një lëvizje të mundshme për lojtarin e lirë David de Gea, ndërsa presin rezultatet e skanimeve për dëmtimin e shpatullës së portierit Nick Pope.

Pope pësoi një lëndim të rëndë në fitoren e Newcastle United ndaj Manchester United.

Portieri anglez sipas raportimeve të para do të jetë jashtë fushave të blerta deri në katër muaj.

Lëndimi i tij do të jetë një goditje e madhe për Eddie Hoëe dhe Newcastle, pasi deri më tani ka qenë lojtari kyç në suksesin e tyre që nga ardhja e tij prej 10 milionë funteve nga Burnley në qershor të 2022.