Nevina Shtylla e ftuar në “Pushime on Top” është pyetur nëse do jetë e afërt dita që ajo do shkojë drejt altarit apo jo.
Ajo shprehet se nuk e ka vendosur ende nëse do bëjë një dasmë apo jo, por nëse do bënte, do ishte një festë e bukur që do bëhej për t’u kënaqur ajo dhe partneri dhe jo të mendonte për sikletet dhe hallet për t’ja bërë qejfin njerëzve.
Pyetur nëse do të shkojë këtë shtator drejt altarit, Nevina shprehet se dasma nuk është në planet e saj as për këtë vit.
“Jo mo zotëri nuk kemi kështu gjërash, nuk kemi altare, nuk kemi dasma, rri i qetë, nuk ka aheng për ty as këtë vit. Do gjejmë ndonjë kolege tjetër që na martohet të shkojmë t’i bëjmë qokën në dasmë”, thotë ajo.
Mes martesës dhe bashkëjeteës, Nevina zgjedh të parën bashkëjetesën, ndërsa do donte të bënte një dasmë të përbashkët me partnerin.
“Bashkëjetesë dhe më pas martesë. Dasmë të përbashkët. Unë e shijoj kur i kam të gjithë njerëzit e mi të dashur afër vetes dhe tek njerëzit e dashur fut edhe ata që do të jenë pjesë e familjes sime të ardhshme”, tha Nevina.