Dr. Fisnik Jashari, neurolog në QKUK, në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar për punën e tyre në Qendrën Stroke, për faktorët e rrezikut që shkaktojnë sulmet në tru dhe për trajtimin e tyre.
Jashari foli për dy mënyra kryesore të trajtimit të sulmeve në tru që është përmes trombolizë dhe trombektomi.
“Në Qendrën Stoke kryhen dy procedura kryesore të trajtimit të sulmit në tru: Tromboliza (dhënja e medikamentit) që shkrin trombin që është formuar në enën e gjakut dhe Trombektomia mekanike (futja mekanike përmes enëve të gjakut) e ngjashme me terapinë që bëhet te sulmet kardiake te infarkti i zemrës”, tha ai.
Jashari tha se Kosova është shumë afër formimit të një Qendre Stoke.
“Jemi afër krijimit të një Qendre Stoke në Prishtinë, në vitin 2022 kemi filluar trajtimin me trombolizë, deri tani i kemi trajtuar 118 pacientë, nga viti i kaluar ka nisur edhe trajtimi me termbektomi mekanike, gjë që kishte filuar nga viti 2020 por ishte ndërprerë tash e kemi rifilluar në fund të vitit të kaluar”, u shpreh Jashari.
Tutje ai ka treguar edhe për faktorët kryesor që shkaktojnë një sulm në tru.
“Secila moshë është potencialisht e prekur, me rritjen e moshës rritet edhe rreziku, përveç moshës, gjinia mashkullore janë më të rrezikuar, konsumimi i duhanit, hipertensioni, diabeti, çrregullim i ritmit të zemrës”, shpjegoi Jashari.
Ndërkohë sa i përket simptomave, sipas Jasharit janë dobësimin e dorës dhe trupit, vështirësia në komunikimi, humbja e shikimit, humbja e stabilitetit në të ecur.
“Trajtimi i sulmit në tru varet nga koha e reagimit, realizimi i CT-së trurit, matja e glikimisë, dhe tensioni aterial”, përfundoi Jashari.
Ndiqeni më poshtë intervistën e plotë të Dr. Fisnik Jasharit. /Gazeta Shneta/