Foto: AFP

Botë

Netanyahu: Qytetarët izraelitë duhet të armatosen

By GAZETA SCANNER 1

December 01, 2023

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se qeveria e tij do të vazhdojë armatosjen e qytetarëve izraelitë, gjë e cila është përshpejtuar pas 7 tetorit.

Netanyahu dha deklaratë në llogaritë e tij të medias sociale lidhur me sulmin e armatosur në Jeruzalem ku u vranë 3 persona.

“Autorët e sulmit në Jeruzalem u neutralizuan nga 2 ushtarë izraelitë dhe 1 civil. Qeveria nën kryesimin tim do të vazhdojë të zgjerojë shpërndarjen e armëve ndaj qytetarëve”, deklaroi Netanyahu.