Foto: AFP

Botë

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza pa marrë pengjet

By GAZETA SCANNER 1

June 21, 2024

Nuk do të largohemi nga Gaza derisa të gjithë pengjet të kthehen dhe nuk do të largohemi derisa të eliminojmë aftësitë ushtarake dhe qeveritare të Hamasit, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo deklaratë e Netanyahut erdhi teksa ai takoi familjet e pengjeve të vrarë në enklavën palestineze.

“Nuk kemi asnjë shans të dorëzohemi”, tha ai.

”Nuk kemi asnjë shans të heqim dorë nga fitorja. Ky është qëndrimi im”, përfundoi ai.