Botë

Netanyahu: Gjysma e komandantëve të Hamasit u vranë në Gaza

By GAZETA SCANNER 1

December 06, 2023

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se gjysma e e komandantëve të Hamasit u vranë në Gaza.

Ai këtë pretendim e dha gjatë konferencës për shtyp më herët këtë mbrëmje, pa ofruar një numër specifik.

Ndërsa, Hamasi nuk ka konfirmuar numrin e komandantëve të tij të vrarë në luftime, raporton Al Jazeera.

“Ne po i lajmë hesapet me të gjithë ata që rrëmbyen, morën pjesë, vranë, therën, përdhunuan dhe dogjën vajzat e popullit tonë”, tha Netanyahu.