Foto: AFP

Botë

Netanyahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik

By GAZETA SCANNER 1

June 07, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do t’u drejtohet ligjvënësve amerikanë në Uashington DC më 24 korrik, njoftuan të enjten udhëheqësit e Kongresit.

Ai do të flasë me të dy dhomat e Kongresit – Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve – ndërsa lufta Izrael-Gaza vazhdon, raporton BBC.

Republikanët dhe demokratët ftuan kryeministrin, por data e fjalimit të tij nuk u zyrtarizua deri të enjten.