Lajme

Nesër vendoset për grevën në KEK (Video)

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2024

Protesta nuk kreu punë.

As ultimatumi që e vendosën sindikalistët e KEK-ut për plotësimin e kërkesave deri më 8 nëntor nuk ia zgjidhi problemin.

E tani për t’ua rritur pagat punëtorëve dhe tu paguhet rrezikshmëria, Sindikata e Re e KEK-ut po paralajmëron veprime të tjera.

Për to do të vendoset në mbledhjen e të hënës

E një punëtor që nga afër çdo ditë sfidohet nga rreziku, po thotë se është tejet i pakënaqur me trajtimin që po u bëhet.

I njëjti po tregon se nga kushtet e këqija të punës, ka prej atyre që kanë ndërruar jetë.

Sindikalistët po shprehin keqardhje ndaj qytetarëve, por siç thonë ata, faji është tek bordi, që nuk po ua realizon nevojat elementare të punës.