Sport

Nesër nis xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2024

Nga nesër nis xhiro e shtatë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi do të pres Suharekën, duke ia bërë sefte kësaj xhiroje, transmeton Klankosova.tv.

Të shtunën zhvillohet ndeshja mes Ballkanit dhe Ferizajt.

E të dielën na presin dy ballafaqime, ajo mes Dukagjinit dhe Dritës, dhe tjetra ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës.

Të hënë do të përballen Feronikeli 74 dhe Malisheva.

Të gjitha ndeshjet kanë një orar të lojës, pra nga ora 15:00.

Më poshtë gjeni dhe renditjen e skuadrave në tabelë: