Lajme

Nesër mblidhen deputetët, ky është rendi i ditës

By GAZETA SCANNER 1

February 13, 2024

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet në një seancë plenare.

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00.

Rendi i ditës:

  1. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
  2. Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  3. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  4. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.